Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaron se shpallja “non-grata” e Sali Berishës nga SHBA u kthye në një kosto mjaft të rëndë për opozitën. I ftuar në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, ai theksoi se ndarja e opozitës është shkak i këtij fakti dhe shtoi se PD përballet në këto zgjedhje me dy probleme të brendshme.

 

“Për mua janë dy gjëra të rëndësishme që lidhen me fatin e opozitës në këto zgjedhje. E para është braktisja e zgjedhjeve të 2019-ës, një autogol i rëndë që do japë pasoja dhe në këto zgjedhje dhe e dyta nuk është problemi pse janë ndarë këto e janë bërë dy apo tre, problemi është pse janë ndarë. Janë ndarë sepse Sali Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA”, tha ai. “Në momentin që kampionët e demokracisë në botë shpallën SALI Berishën “non-grata” , cila duhet të jetë logjika e votuesit, përtej kësaj zënkës jo se është edhe Alibeaj përballë e këtej është Sali Berisha. Këto janë gjëra të vogla, më shumë janë pasoja. Këtu është thelbi i çështjes, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo dhe do kishim një opozitë pa këto lloj traume, unë mendoj se do të kishim një opozitë shumë më të fortë”, shtoi ai.

Ai theksoi se vota e qytetarit shkon përtej individit dhe sipas tij, kryesisht në bashkitë e mëdha vota është edhe politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *