Subscribe

“Komisioni Hetimor për sistemin TIMS”, ka sjellë përplasje në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, tha se koha i dha të drejtë opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për TIMS-in, pasi vetëm një ditë më parë u arrestua shefi i IT, Ervin Muça.

Sipas tij falë këmbënguljes së opozitës u arrit ngritja e një komisioni të tillë, pasi mazhoranca po tentonte të merrte në mbrojtje ata që sulmuan TIMS-in.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se në asnjë moment mazhoranca nuk ka qenë kundër ngritjes së komisioneve, pro duhet zbatuar ligji.

Ndërsa shtoi se sot Shqipëria ndodhet në një moment tjetër, ku të gjithë janë  të barabartë para ligjit, jo si në kohën kur vrasësit merreshin në mbrojtje nga Berisha.

Koçi: Mos ngatërrojmë kekun me byrekun. Ne kemi thënë “Po” Komisioneve Hetimore. Ka ikur koha kur zinxhiri komandues i  gardës nuk lejohej të çohej në Prokurori. Iku koha kur ish shefi i SHIK-ut, që vrau Remzi Hoxhën mbrohej nga gardiani politik Sali Berisha. Në gjithë atë që tha Balla si ministër s’ka asnjë mbrojtje. Ai foli në raport me informacionin që zotëronte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *