Subscribe

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dha një sqarim për fjalët që qarkullojnë se atij i është refuzuar viza amerikane.

 

Ai tha për “Quo Vadis” se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Vasili shpjegoi se ka qenë disa herë në SHBA dhe se madje ka vizituar disa institucione.

 

“Nuk kam patur ndonjëherë problem me vizën amerikane, e kam sqaruar edhe një herë, është një dëngël e Rilindjes, bile jo vetëm kam qenë shumë herë në SHBA, jo vetëm kam vizituar shumë institucione, që shumë nga këta nuk kanë patur guxim të hyjnë ndonjëherë dhe nuk do të hyjnë ndonjëherë. Madje gjatë periudhës 2017-2020 më ka takuar të shkoj në DASH, në institucionet më të larta që ekzistojnë në Amerikë, kështu që kjo është një dëngël propagandistike, si të gjitha dënglat e tjera dhe për korrektesë unë kam vënë në dispozicion të medias që do të informohet edhe ato, por që le t’i lëmë të bëjnë propagandë, e kam dëgjuar që të njëjtën gjë e ka thënë edhe për persona të tjerë. SHBA-të kanë qenë shumë korrektë gjithmonë dhe ata që janë non grata, në SHBA i kanë nxjerrë, i kanë përmendur me emra, siç nxorrën Z. Adriatik Llalla, Z. Tom Doshi, Z. Vangjush Dako dhe kanë shumë transparencë në këtë drejtim dhe i kanë bërë publike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *