E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha e di

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar lëvizjet që po ndodhin brenda PD.

Ai tha se pas Salianjit dhe Alimehmetit mund të qëndrojnë ndërkombëtarët. Sipas tij nuk do të kishte një lëvizje brenda PD nëse nuk do të kishte mbështetje ndërkombëtare.

Avokati theksoi se kjo dihet edhe nga Sali Berisha, i cili nuk e pranon dot, prandaj pati edhe shpërthimin e tij në media, duke hedhur akuza ndaj Salianjit dhe Alimehmetit.

“E gjitha kjo që po ndodh me lëvizjen Salianji-Alimehmeti tregon se ata kanë një mbështetje ndërkombëtare. Për mendimin tim nëse nuk do ta kishin, nuk do të ishte kështu. Edhe gjuha e përdorur nga Berisha tregon se ai diçka di, prandaj reagoi ashtu”, tha avokati Petraj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë