Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Petkoviç pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për të zhdukurit e luftës

4 Prill 19:20

Takimi trilateral mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka përfunduar në orët e vona të pasditës të së martës, 4 prill, në Bruksel.

 

Pas këtij takimi, Bislimi ka thënë se palët janë pajtur që takimi i radhës në nivelin e lartë – mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – të zhvilohet më 22 prill.

 

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbett të shqyrtohet një datë alternative”, tha Bislimi.

 

Në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.

 

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq.

Bislimi tha gjithashtu se është diskutuar për cështjen riregjistrimin e veturave me targa KM në RKS, duke thënë se “kemi raportuar që deri në fillim të marsit ka pasur një zhvillim të mirë, por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave, nuk ka pasur vetura të regjistruara”.

 

Lidhur me këtë temë, Petkoviq tha se ka vënë në dukje shkeljen e marrëveshjes për targa.

 

“Ne dolëm me propozime konstruktive, Prishtina tani për tani ka refuzuar. Gjëja më e rëndësishme është të insistojmë në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

 

Petkoviq tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.

 

“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit tripalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, shtoi Petkoviq.

Ai tha se ka pasur bisedime edhe për energjetikën dhe se është rënë dakord që bisedimet e mëtutjeshme të zhvillohen me KEDS-in për shërbimet e distribucionit.

Para këtij takimi, Lajçak kishte takuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë ndarazi, ndërsa ishte takuar edhe me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

 

Përmes një postimi në Twitter, Chollet tha se në këtë takim është diskutuar “për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për ta mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

 

Pas takimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, i dërguari evropian shkroi në Twitter se veç zbatimit të marrëveshjes, do të diskutohet edhe për “çështjet aktuale urgjente”.

Bislimi, i cili ka udhëtuar dje drejt Brukselit, ka takuar sot edhe komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

 

Komisionari evropian shkroi në Twitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evropiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmoj Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

 

Ndërsa në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës u tha se, gjatë takimit, Bislimi theksoi përkushtimin e Kosovës “për të ecur bindshëm drejt Bashkimit Evropian”.

 

BE-ja tha të hënën se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

 

Unioni e ka quajtur marrëveshjen si kalim në një fazë të re në dialog, nga faza e krizave në një fazë të normalizimit. Por, zhvillimet e fundit në veri e kanë kthyer frikën e përseritjes s tensioneve.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit. Më pas, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

 

Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

 

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

 

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

 

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Kurti Vucic Petokovic propozimi europian

Nga e njëjta kategori

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me plumb në kokë, autorit i ngec arma! Policia arreston atentatorin (VIDEO)

më shumë...

One thought on “Petkoviç pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për të zhdukurit e luftës”

  1. Selman Dervishi-Mani USA says:
    April 5, 2023 at 8:07 am

    HEU, PETKOVIÇ PËR DEKLARATEN; JEMI PAJTUAR PËR DEKLARATËN TË ZHDUKURIT E
    LUFTËS?! POR, NUK KEMI PRANUAR T’ZHDUKURIT E LUFTËES JANË TRANSPORTUAR
    ME DHUNË, TË GJALLË DHE TË VDEKUR, NGA KOSOVA NË SERBI A, VALLË SI ËSHTË E
    MUNDUR QË NË SERBI PO GJINDEN PLOTË VARRE MASIVE ME TRUPA SHQIPTARËVE
    NGA KOSOVA EDHE MBI 1600 TJERË ENDE EDHE PAS 25 VITE QË FAMILJARËT OUUH,
    DUKE PRITUR ËSHTRAT E TË DASHURVE TË TYRE, QË BANDA FASHISTE RUSO SERBË
    I KANË KINDAPUAR ME DHUNË E PËRDHUNË ME DHJETA MIJRËRA PLEQ DHE PLAKA,
    FËMIJË ME NËNA, TË RINJ E TË REJA DUKE I HUMBUR O, SHKRUMBUR DHE GJURMËT E KRIMIT ËH, KURMËT SHFRIMIT DHE, SI EUROPA DHE BOTA KISHE MË BISHA OR SI
    TËRBUARA, DUKE FAVORIZUAR DHE FARE PA DËNUAR AGRESORIN RUSO SERBË QË
    ME SHEKUJ DHE TEMPUJ EDHE ME MBI 80% A, ENDE KËRKOJNË, ETNTOJNË 100% O,
    PËR GLLABERIMIN OR SHKATËRRIMIN TERË OU GJERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË TEK
    SHKRIPKA VËRRISË ËËËH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË UH, SHQIPTARISË?!
    HEU EUROPË, QË NA RROPË DHE NA KOPË BASHKA, VRAZHDA, SI PLAÇKA T’LUFTËS
    PRAÇKA FUTËS, DUKE U FALUR TERË TROJET TONA VRER PLOJET MË ZEZONA O, MU
    TERË SHQIPTARINË, SI VIKTIMA AH SI JETIMA PËR KURBANA NËN VULLKANA O DUKE
    NA DJEGUR, TRETUR NË FURRA METALESH, TERË SKURRA FERRKALESH SHFAROSJEN
    ZHVARROSJEN TOTALE GLOBALE KANIBALË KATASTROFALE FASHIZMI PËRBINDËSH,
    GËRDITËSH, QË NUK NGOPËN AS KOPEN KURRË HË BURRË A GRUA NGA KJO GURRË
    A KRUA APO PËRRRUA PLOT GJAK E PRAG TË SHQIPTARISË; HEEEJ, TË SHQIPTARISË?!
    TË FALA REUGJATË LUFTË TERRORIZUAR PËR VDEKJE, HJEKJE, MERGIM PËR AMSHIM!.
    MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.