E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Peticioni/ Zelensky kërkon vendosjen e vizave për qytetarët rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbështeti një peticion për miratimin e kërkesës për vizë për qytetarët rusë që duan hyjnë në Ukrainë.

”Për shkak të agresionit rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe urgjente”, shkroi Zelensky.

Që nga mbrëmja e djeshme, peticioni në internet ka mbledhur afro 27 000 nënshkrime.

Udhëheqësi ukrainas tha se e sheh nevojën për të forcuar kontrollin mbi hyrjen e qytetarëve rusë në territorin ukrainas.

Reklamë

Qeverisë së kryeministrit Denys Shmyhal i është ngarkuar përpilimi i një rregulloreje.

Në parim, ekziston një regjim pa viza midis Ukrainës dhe Rusisë.

Megjithatë, ka pasur kufizime për hyrjen ruse dhe shumë personave u ishte ndaluar hyrja në vend.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë