Në dy komuna në veri të Kosovës, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nisur mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Në Zveçan është parë një numër i madh i qytetarëve të interesuar për peticionin.

Mes tyre janë edhe përfaqësues të listës serbe, partisë më të madhe të këtij komuniteti në Kosovë. Në dy komunat e tjera, Mitrovicën E Veriut dhe Leposaviç nënshkrimi i peticineve nisi dy ditë më parë nën udhëheqjen dhe organizimin e “Listës Serbe”.

Megjithëse u tha se numri i nevojshëm i firmave do të mblidheshin brenda një ditë, rezultatet nuk janë bërë të ditura ende.

Për secilën komunë duhen  20 përqind e firmave të të gjithë votuesve të regjistruar ndërsa afati i fundit është data 22 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *