Një fëmijë në turn të dytë dhe një tjetër në turn të tretë, duket se është një situatë e pamenaxhueshme për prindërit. Ndërsa mijëra firma janë grumbulluar gjatë javës së parë të shkollës për peticionin drejtuar ministrisë së arsimit kundër mësimit me turne.
“Një vajzë e kam në turn të dytë dhe vajzën tjetër turni i tretë. E kam shumë të vështirë të menaxhoj kohën, duhet të shkëputem nga puna që t’i sjell në shkollë e t’i marr, në orare të ndryshme.”
Nëse brenda ambienteve të shkollës është i detyrueshëm respektimi i protokollit të masava anti-covid, jashtë dyerve të institucionit realiteti eshte ndryshe.
Për këtë arsye vetë prindërit shprehen se ndarja në grupe të vogla të klasës nuk është një alternativë e mirë.
“Përveç turneve që nuk menaxhohen, problem janë grumbullimet jashtë. Sa dalin jashtëe fëmijët e heqin maskën, rrinë bashkë, sa futen brenda me maskë. Edhe në orët e fiskulturës në aktivitete fizike janë pa maska.”
Përpos turneve, prindërit shprehin të shqetësuar edhe për orët e shkurtuara në vetëm 25 minuta.
“Është e pamjaftueshme kaq kohë për të zhvilluar mësimin tamam, për 25 minuta çfarë të bëjë më parë mësuesja.”
Në Tiranë 53 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne me orar të shkurtuar, 47 të tjera normalisht me një, ndërsa 22 shkolla funksionojnë me katër të tilla, ku turni i fundit përfundon mësimin rreth orës 19:30.