Subscribe

Vendimi per te dhëne me koncesion  rrugën e Kombit po has ne kundërshtime te forta, te shoqërisë civile, biznesit por edhe te kryetari te Bashkisë se Kukësit, zona qe preket me shume nge ky proces. Pas disa aktiviste qe protestuan, kësaj radhe është nisma “Thurje” e cila ka lancuar nje peticion, ku i fton qytetaret ta firmosin. Sipas përfaqësuesve te saj, nuk kundërshtohet koncesioni, por kostoja qe shqiptaret kane paguara ne vite dhe do te paguan e pas tarifimit te kësaj rruge. Sipas te dhënave, shqiptaret paguajnë rreth 150 milionë euro taksa ne vit qe shkojnë per mirëmbajte rrugësh. Behet fjale per pagesën  e taksës ne kolaudim, tek karburanti, ndaj tarifa prej 5 eurosh është nje barre me vete per qytetaret. Peticioni gjendjet ne faqen e internet te nismës “Thurje”.  Përfaqësues te saj thonë se ne shtator do te nise nje aksion edhe me gjere, duke përfshire edhe protesta, me qellim arritjen e objektivit te këtij peticioni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *