“Një konferencë ndërkombëtare e paqes për Ukrainën në të cilën Rusia nuk do të marrë pjesë është thjesht “absurde” dhe do të dështojë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë të botuar sot.

Peskov i tha Argumenty I Fakty se Rusia po bën luftë me Ukrainën  për të mbrojtur veten nga Perëndimi.

“A mund të zgjidhet problemi i Ukrainës pa përfshirjen e Rusisë? Përgjigja është e qartë: nuk mundet”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit në intervistën që dha të enjten.

“Sepse Ukraina është kthyer në një instrument në duart e Perëndimit kolektiv, me ndihmën e të cilit, ata besojnë se do të bëjnë më shumë presion mbi Rusinë, do ta kufizojnë Rusinë dhe do ta lënë në kufijtë e zhvillimit”, vlerësoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes dhe në fillim të këtij viti Zvicra tha se ishte gati ta priste atë, duke treguar se data dhe detaje të tjera ishin në diskutim.

Presidenti rus Vladimir Putin  ka përjashtuar tashmë mundësinë e pranimit të një plani paqeje të Ukrainës, i cili kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe rivendosjen e kufijve të vendit të vitit 1991, të cilët përfshijnë Krimenë, një gadishull që Rusia aneksoi në 2014.

Peskov përsëriti se ky plan është i paimagjinueshëm dhe kritikoi gjithashtu planet që po përpunohen nga BE dhe vende të tjera për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të mirën e Ukrainës.

“Unë mendoj se evropianët e kuptojnë se ne do ta kundërshtojmë ligjërisht një vendim të tillë,” nënvizoi ai./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *