Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Peshqit: Gjithçka që duhet të dini për shenjën e fundit të zodiakut

22 Shkurt 18:28

Peshqit, shenja e ujit, është e fundit e zodiakut. Ajo simbolizohet nga dy peshq që notojnë në drejtime të kundërta, duke përfaqësuar ndarjen e vazhdueshme të vëmendjes së Peshqve midis fantazisë dhe realitetit. Si shenjë e fundit, Peshqit kanë përvetësuar çdo mësim, gëzimet dhe dhimbjet, shpresat dhe frikën , të shenjave të tjera.

Kjo i bën këto shenja krijesat më empatike dhe më të dhembshur në rrotën astrologjike. Me kaq shumë ndjeshmëri, ata mund të pushtohen lehtësisht nga emocionet e tyre dhe duhet të kujtojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi mund të rrëmbehen lehtësisht nga mendimet dhe fantazitë e tyre.

Planeti i tyre sundues është Neptuni, trupi qiellor që sundon krijimtarinë dhe ëndrrat. Sidoqoftë, në formën e tij më keqdashëse, Neptuni gjithashtu mbikëqyr iluzionet dhe nevojën e vazhdueshme për arratisje. Energjia e Neptunit është si energjia e oqeanit: magjike, misterioze dhe shpesh e frikshme.

Ata që i përkasin shenjës së Peshqve duhet të jenë të kujdesshëm me iluzionet dhe mendimet e tyre teorike. Shpesh, ata preferojnë ta shohin jetën me mendjelehtësi dhe i marrin lehtë problemet, gjë që mund t’i bëjë të duken të papërgjegjshëm dhe joserioz.

Injoranca e qëllimshme që shfaqin shpesh në situata të ndryshme të jetës nuk do t’i ndihmojë dhe shpesh do t’i bëjë të përballen me më shumë vështirësi, pasi problemet nuk largohen nëse i shpërfillni.

Megjithatë, si një shenjë e ndryshueshme, Peshqit përshtaten pa mundim me mjedisin e tyre. Ata janë tepër krijues dhe kanë instinkt dhe ndjeshmëri të shtuar. Ata pëlqejnë të ndajnë përvoja të përbashkëta me të tjerët dhe duan ngjarje romantike dhe përralla. Të butë dhe të qetë, ata rinovohen duke dëgjuar muzikë të mirë dhe duke krijuar art.

Ata janë të gatshëm të ndihmojnë pa pritur asgjë në këmbim, ata e duan familjen dhe miqtë e tyre dhe kanë aftësinë të largojnë dikë nga rrëmuja e tyre emocionale. Ata e duan organizimin dhe vështirë se rrezikojnë, pasi studiojnë dhe planifikojnë paraprakisht gjithçka që bëjnë, pasi e urrejnë ndryshimin. Është e sigurt që çdo marrëdhënie me ta do të jetë një udhëtim i thellë eksplorimi shpirtëror.

Personat e famshëm që i përkasin shenjës së Peshqve janë: Kurt Cobain, Dreë Barrymore , Cindy Craëford, Justin Bieber, Eva Mendes dhe Liza Minnelli./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
horoskop Peshqit Shenja

Nga e njëjta kategori

Tri shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të marrin vendime

më shumë...

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.