E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Peshkopi, shoferët e furgonëve në protestë

 

Shoferet e furgonëve të transportit ndërqytetës ne Peshkopi, bllokuan ne shenjë proteste terminalin ku nisen autobusët drejt Tiranës. Shkak u be futja e një shoqërie tjetër transporti ne ketë qytet nga bashkia. Prej një viti, kjo shoqëri ka caktuar orare që përplasen me oraret e furgonëve të tjerë.

 

Sipas shoferëve, kompania është licencuar nga Bashkia e Dibrës në mënyrë klienteliste dhe nuk u ofron shërbimin qytetareve. I kontaktuar për ketë çështje, kryetari i bashkisë Muharrem Rama tha se shoferët që protestojnë janë të palincesuar per transportin ndërqytetës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë