E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Peshkonte në lumë, zë korrenti 50-vjeçarin

Një 50-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi gjatë peshkimit kallami i tij ka pasur një kontakt elektrik.

 

Sipas policisë ngarja ka ndodhur në fshatin Iliras të Memaliajt, ku shtetasi I.M, 50 vjeç, banues në Berat, duke peshkuar në lumin Vjosë, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike.

 

Si pasojë e kontaktit elektrik peshkatari është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë