Subscribe

Shoqata e peshkatarëve të Pogradecit dhe policia i kanë shpallur “luftë” gjuetisë së paligjshme në liqenin e Ohrit.

 

Mbi 2000 rrjeta peshkimi që përdoreshin nga peshkatarë të paligjshëm për të kapur peshk të llojit krap, klen apo cironka janë sekuestruar gjatë ditëve të fundit. Aksioni është ndërmarrë për të mbrojtur këto specie ujore, të cilat janë në periudhën e tyre të shumimit.

 

MARTIN JAÇE – SPECIALIST I SHOQATES SE PESHKIMIT, POGRADEC
Mbi 2000 rrjeta peshkimi. Qe prej datës 20 prill, sepse këto specie janë në prag shumimi.

 

I gjithë bregu i liqenit, sipas shoqatës së peshkimit, po monitorohet përgjatë 24 orëve. Ndërkohë kapja e peshkatarëve të paligjshëm mbetet e vështirë, pasi krapi dhe kleni e kryejnë fekondimin në breg.

 

Këto specie kane vendin e tyre të posaçëm për riprodhim. Janë me zona të caktuar. Duke filluar nga Tushemishti deri në Lin. Specia e krapit shkon tek kallamishtet.

 

Gjatë kësaj periudhe në Ohër lejohet vetë gjuetia e Koranit dhe Belushkës, e cila kryhet në thellësi të liqenit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *