Subscribe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një tjetër hap drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik.

Ministrat e bujqësisë së dy vendeve nënshkruan në strugë marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe.

Me miratimin e kësaj marrëveshje do të krijohet një komitet i përbashkët për shfrytëzimin e kësaj pasurie ujore.

BLEDI ÇUÇI 

MINISTER I BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT  RURAL

“Peshqit dhe fauna peshkore nuk kanë as pasaportë as kufij. Sot ne do të fillojmë ta konsiderojmë si një të tërë ekosistemin e Ohrit dhe Prespës së Madhe dhe do fillojmë të ngremë struktura për ta menaxhuar si një të tërë, pa kufij pa barriera.  Sepse kur ne në Shqipëri hedhim rasat korani siç hodhëm këtë vit 1.6 milionë, ato nuk i takojnë Shqipërisë por i takojnë ekosistemit të Ohrit. Marrëveshja e sotme është e një rëndësie të veçantë sepse tenton të disiplinojë peshkimin në dy asete natyrore fantastike të mbarë Europës.”

 

Për Ministrin e Bujqësisë të Maqedonisë së veriut krahas këtij bashkëpunimi në muajt pasardhës do firmosen të tjera shkresa mes dy qeverive me qëllim hapjen sa më shpejt të Minshengenit Ballkanik.

 

Kjo është marrëveshja e dytë që dy vendet nënshkruajnë pas asaj të njohjes së certifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera.

Ndërkohë një marrëveshje e ngjashme pritet të nënshkruhet dhe me Malin e Zi për Liqenin e Shkodrës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *