Subscribe

Shqipëria do te përfaqësohet me vetëm 5 sportiste ne olimpiadën e Rio de Zhaneiros, qe zhvillohet nga data 5 deri me 21 gusht. Ky është përfaqësimi me i dobët ne numër i sportisteve tanë ne nje olimpiade qe pas asaj te Sidneit ne vitin 2000. Madje ne ketë drejtim edhe Kosova debutuese është me mire, pasi do te ketë 8 sportiste. Briken Çalja nga Shtermeni i Elbasanit, do të garojë në peshën 69 kg me shpresën per nje rezultat te lartë pavarësisht mungesës se mbështetjes nga institucionet shtetërore per fazën përgatitore. Peshëngritësi Çalja shpreson t’i afrohet zonës se medaljeve ne Rio, dhe optimizmi per kete vjen edhe nga rezultatet shume te larta ne provat stërvitore, e fundit ne prani te drejtuesve te Komitetit Olimpik Shqiptar dhe presidentit te federatës Elez Gjoza. Ky i fundit tha se jane marrë masa që të mos na ndodhin më probleme që lidhen me dopingun, ashtu si në kompeticione të kaluara. Prej vitesh, institucionet qeveritare kane qene dhe vijojnë te jene tejet indiferente karshi mbështetjes se sportisteve elitare ne vend dhe ne mënyrë te veçante peshëngritjes. Premtimet per shpërblime te majme, kushte modern stërvitore, dieta dhe trajtime te tjera financiare kane qene te shumta, ndërsa realiteti është qe sportistet as qe kane marre shifrën ne minimale. Situata është edhe me shqetësuese, po te sjellim ne vëmendje shpërblimin 1 milion euro te qeverise për kombëtaren e futbollit vetëm per pjesëmarrjen ne evropian. Ndërsa per sportiste te nivelit te larte ne peshëngritje e atletike veç premtimeve asgjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *