E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Sport

Peshëngritësja Romela Begaj pezullohet për 8 vite

Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar me 8 vjet përjashtim Romela Begaj, pasi peshëngritja nuk arriti të mbrohet përpara gjykatësve, pasi rezultoi pozitive në testet anti-doping gjatë Botërorit të vitit 2017.

 

Zyrtarët e lartë kanë shqyrtuar dokumentacionin e ofruar nga juristet e sportistes së njohur, por nuk kanë marrë parasysh faktet e ofruara, dhe përfundimisht është vendosur pezullimi i Begajt.

 

Reklamë

Romela Begaj u shpall kampione bote në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë në vitin 2017. Por më pas rezultoi pozitiv në kontrollet anti-doping gjë që u mohua me forcë nga sportistja, duke theksuar se ky ishte vetëm një skenar. Por apeli i FBP me seli në Hungari, nuk  i dha mundësinë Romelës të heq këtë dënim, madje aq më keq, apeli la palën shqiptare që të paguajë shpenzimet e seancës dëgjimore.

 

Ndërkohë tashmë në lidhje me këtë vendim peshngritësja Begaj ka vetëm një shans, ta apelojë në CAS këtë vendim. Atje do të jetë shpresa e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë