Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë, ja kush...

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës!...

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për...

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për...

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i...

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën për rrogat...

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Pesha është kthyer në shqetësim? Këshilla si të hiqni kilet e tepërta

1 Tetor 11:57

Beli i gjerë, prapanica e palëvizshme, barku i madh… të gjithë i kemi zonat tona problematike. Cila është e juaja? Kur ta zbuloni provoni ta tejkaloni atë.

 

Sado që jeni munduar nuk arrini të fitoni një bel të hollë, prapanicë të tendosur, apo bark të rrafshët? Së paku jo ashtu siç ju e dëshironi. Ndoshta kjo nuk do t’u ngushëllojë, mirëpo nganjëherë ju nuk jeni fajtorë, sepse këto ‘zona kritike’ i keni trashëguar nga nëna juaj.

 

Gjenetika është përgjegjëse për faktin se në disa vende të trupit tonë yndyrat thjeshtë përqendrohen. Megjithatë, se në cilën pjesë të trupit tuaj do të përqendrohen shtresat e yndyrës varet edhe nga gjinia. Kështu, dihet se meshkujt gjithmonë janë në kërkim të një formule, e cila do ta zhdukë barkun e tyre, ndërsa femrat japin gjithçka nga vetja që ta forcojnë gjoksin, prapanicën dhe belin.

 

Nëse iu përmbaheni këshillave të mëposhtme të ekspertëve, me një punë të vogël do të jeni krenarë me trupin tuaj, shkruan Telegraf.

 

Ijët, kofshët dhe prapanica

 

Shtresimi i masës yndyrore në këto regjione tregon se ju konsumoni shumë kalori. Fajtori kryesor është puna juaj, e cila kërkon që ju të qëndroni ulur disa orë. Hulumtimet nga Universiteti i Missourit kanë treguar se derisa qëndrojmë ulur, enzimat të cilat tretin yndyrat bien në gjendje qetësie dhe dobësohen.

 

Zgjidhja është që të shëtiteni më shumë. Kur të shkoni në punë, parkojeni automjetin tuaj pak më larg nga ndërtesa ku punoni, kështu që një pjesë të rrugës kalojeni duke ecur. Shmangni ashensorin, nëse është e mundur ngjituni nëpër shkallë. Si ndihmesë mund të shërbejnë edhe ushqimet të cilat shpejtojnë metabolizmin, siç është, p.sh, çaji i gjelbër.

 

Duart

 

Nëse lëkura e duarve të nënës tuaj është lëshuar me kalimin e viteve, ekzistojnë mundësi të mëdha që edhe juve t’u ndodhë e njëjta gjë. Për këtë nuk janë fajtorë ligjet e gravitacionit.

 

Zgjidhja: Nëse filloni me kohë ushtrimet të cilat formojnë muskujt e duarve, bicepsin dhe tricepsin, atëherë kur të jeni në moshë të pjekur nuk do të keni nevojë që t’i fshihni duart tuaja.

 

Gjoksi

 

Disa femra janë gjenetikisht të ndërtuara që të kenë gjinj të mëdhenj, kështu që secili gram shtesë i yndyrave të cilin e konsumojnë shtresohet në to. Nëse zmadhimi i masës së jelekëve tuaj nuk është si pasojë e PMS (sindromës paramenstruale) ose mbajtjes së lëngjeve në organizëm, atëherë mundohuni ta mbani në formë gjoksin tuaj me anë të ushtrimeve të lehta.

 

Zgjidhja: Nëse vëreni se madhësia e gjinjve tuaj është e lidhur me mbajtjen e lëngjeve në organizëm, pini më shumë ujë. Uji do të nxisë largimin e kripës nga organizmi juaj, e cila është fajtori kryesor për grumbullimin e lëngjeve në organizëm.

 

Barku

 

Secilën herë kur vishni një fustan të ngjitur për trupi, disponimin tuaj dhe dukjen seksi e prish ‘e fryra’ që paraqitet mbi fustan. Nëse jeni në periudhën paramenstruale. Kjo situatë është normale dhe diçka që pritet të ndodhë. Disa femra në javën para ciklit madje shtojnë edhe disa kilogramë. Mirëpo kjo nuk është arsye për panik, sepse këto kilogramë të tepërt do të largohen njësoj sikurse kanë ardhur.

 

Nëse nuk jeni në fazën PMS, ndërsa keni tendencë për fryrje në regjionin e barkut, atëherë shkaktar i mundimit tuaj mund të jetë stresi. Një hulumtim nga Universiteti Yale tregon se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) është i lidhur me shtresimin e yndyrave në regjionin e stomakut.

 

Zgjidhja: Lehtësoni këto probleme duke zëvendësuar ushqimin e rafinuar me drithëra dhe proteina të shëndetshme, të cilat janë të pranishme në sojë, peshk, fara luledielli dhe produktet arrore. Mirëpo, njëkohësisht duhet të merreni edhe me sport. Kombinojeni vozitjen e biçikletës dhe ecjen e shpejtë, sepse është dëshmuar që ky kombinim djeg tri herë më shumë yndyrat sesa cilido aktivitet tjetër.

 

Organet

 

Problemi tjetër te femrat me mbipeshë është shtresimi i yndyrave rreth organeve të brendshme në regjionin e barkut. Problemi nuk është i dukshëm, sikur në rastet tjera, mirëpo është shumë i rrezikshëm, sepse kjo formë e mbipeshës mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe shtypja e rritur e gjakut.

 

Zgjidhja: Shmangni yndyrat e ngopura nga ushqimet e përpunuara industrialist, ndërsa këto ushqime zëvendësoni me pemë të freskëta, perime dhe peshk. Veç kësaj do të ishte mirë sikur të merreshit me ‘jogging’, sepse rezultatet e një studimi të realizuar nga Universiteti Duke tregojnë se ecja e shpejtë për periudhë kohore gjashtë mujore, zvogëlon nivelin e yndyrave të brendshme për 7%.

 

Nyjet

 

Ënjtja e nyjave është shenjë e parë se keni probleme me eliminimin e lëngjeve nga organizmi. Në vend se të merreni secilin sezon me koleksionet e reja të fustaneve të gjata, është më mirë që të merreni me këtë problem.

 

Zgjidhja: Që të lehtësoni ënjtjen e nyjave, duhet ta gjeni shkaktarin e tyre. Fajtor potencial është ushqimi, mirëpo ënjtja në regjionin e nyjave mund të jetë edhe pasojë e marrjes së barnave kontraceptive dhe antidepresive. Kur të shmangni këto shkaktarë, atëherë fajtor është qarkullimi keq. Nëse edhe ju, sikurse miliona njerëz, vuani nga ky problem, atëherë largojeni atë me anë të aktivitetit fizik. Dhe nëse është e mundur, shmangni qëndrimin ulur për kohë të gjatë.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Dieta pesha Ushtrime

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

“Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësishme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

më shumë...

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se tiroidja nuk po funksionon siç duhet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

2:52

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon...

2:49

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit:...

2:40

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën...

2:38

Vlora plot me turistë në shtator, pushuesit...

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:41

Financimi i Grave Sipërmarrëse, Shqipëria bëhet pjesë...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.