Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos,...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën...

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Pesë vjet pas zjarrit, rihapet katedralja Notre Dame

7 Dhjetor 21:37

Katedralja ikonike në Paris, Notre Dame, zyrtarisht rihapi dyert e saj më 7 dhjetor, pas zjarrit më 2019 që pothuajse shkatërroi tërësisht ndërtesën 861-vjeçare.

Restaurimi, një arritje e jashtëzakonshme në pesë vjet për strukturën që iu deshën pothuajse dy shekuj që të ndërtohej, po shihet si triumf për presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht krizave të brendshme politike.

Macron shprehu “mirënjohjen e popullit francez” për restaurimin e katedrales, duke thënë se ne “e kemi rizbuluar se çfarë mund të bëjnë kombet e mëdha: arrijnë të pamundurën”.

“Ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim të brishtësisë, përulësisë dhe vullnetit dhe kurrë nuk duhet të harrojmë se sa vlen secili person dhe se madhështia e kësaj katedraleje është e pandashme me punën e të gjithë juve”, tha presidenti francez gjatë ceremonisë.

Kjo ceremoni mblodhi në Paris liderët botërorë, të ftuar dhe besimtarë, dhe ky tubim po shihet si momente i rrallë i unitetit, në kohën kur bota po përballet me ndarje dhe konflikte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, Zonja e Parë amerikane, Jill Biden, Princi William i Britanisë dhe dhjetëra krerë shtetesh e qeverish – një listë prej 1.500 të ftuarish – përfshirë kryeminsitrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani morën pjesë në ceremoninë e rihapjes të Notre Dame që mbahet nën harkun gotik të ndërtesës. Ceremonia udhëhiqet nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.

Fillimisht, ceremonia ishte paraparë të mbahej në oborrin e Katedrales, por për shkak të erërave të fuqishme që janë paraparë për të shtunën, autoritetet kanë vendosur që e gjithë ceremonia të mbahet brenda Notre Dame.

Për udhëheqësin e katedrales, Olivier Ribadeau Dumas, ajo është “më shumë sesa një monument franceze” dhe është një trashëgimi e kulturës botërore.

“Katedralja është një simbol i jashtëzakonshëm i unitetit. Një shenjë e shpresës, sepse ajo që dukej e pamundur është bërë e mundur”, tha ai.

Më vonë gjatë mbrëmjes të së shtunës, ndërkaq do të ketë një koncert brenda katedrales për të nderuar ata që punuan në rindërtimin e saj.

Pothuajse 170 peshkopë nga Franca dhe të huaj, së bashku me priftërinj nga 133 famullitë e dioqezës së Parisit do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes.

Rihapja e Notre Dame ndodhi në kohën kur bota po përballet me trazira, me luftëra në Ukrainë e Lindje të Mesme.

Për të krishterët dhe për udhëheqësit e Notre Dame, ceremonia e rihapjes do të përçojë simbolin e unitetit dhe shpresës.

Siguria do të jetë e madhe gjatë gjithë fundjavës, ashtu siç ishte në Paris kur u mbajtën Lojërat Olimpike më herët gjatë këtij viti.

Pranë brigjeve të Senës, 40.000 spektatorë është thënë se janë akomduar, të cilët përcollën festimet përmes ekraneve të mëdha.

Për shumë, rihapja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje e Francës, por e botës, teksa katedralja pritet të mirëpres 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë sa kishte pritur para zjarrit të madh.

Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës. /RE/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
notre dame Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Me shpejtësi të lartë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, “Rrugorja” në Gjirokastër bën bilancin, mbi 2 mijë gjoba dhe 1 i arrestuar

më shumë...

Irani var dy persona që pretendon se spiunonin për Izraelin, ndërsa vala e ekzekutimeve vazhdon

më shumë...

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos, Uellsi del kundër rikandidimit

më shumë...

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon kompani në industrinë e videolojërave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:54

Me shpejtësi të lartë dhe drejtim mjeti...

3:23

Irani var dy persona që pretendon se...

2:58

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore...

2:46

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon...

2:42

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia...

2:39

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë...

2:36

Emigrantët vijnë për pushime, fluks i lartë...

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.