E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Pesë vjet “Al Pazar”, rikthehet spektakli i humorit

 

Humori është mbrojta më e mirë kundër problemeve të vogla. E Vizion Plus ju ofron një pazar të madh, ku aktualiteti shërbehet në shije e forma të ndryshme.

 

Agron Llakaj, artisti që e shndërron këtë teatër në një oaz ku jehon komedia këtë të shtunë, feston pesë vjetorin e Al Pazar, një krijimi artistik që këtë sezon vjen plot surpriza.

Reklamë

 

Padiskutim, Al Pazar është shndërruar në një akademi.

 

Por, ata që e përjetojnë më shumë emocionin e skenën janë aktorët e rinj.

 

Nuk do të mungojnë në teatrin e humorit në Vizion Plus muzika e mirë dhe të ftuarit specialë.

 

Al Pazar që u rrit vit pas viti duke u shndërruar në spektaklin më të ndjekur të të shtunave, ju lë takimin e parë të këtij sezoni sot në mbrëmje në Vizion Plus e hap dyert e teatrit për publikun çdo të premte.

Më shumë video

Reklamë