Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë protestë kundër vendimit të qeverisë që i ndalon të diplomohen nëse nuk shërbejnë për pesë vite në Shqipëri.

 

Protesta e tyre është parashikuar të mbahet në orën 10:00 pranë fakultetit të Mjekësisë.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se studentët që do të nisin studimet në universitetin e Mjekësisë do të nënshkruajnë kushtet e paracaktuara. Studentët e vitit të para do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri, studentët nga viti i dytë në të katërtin 3 vite, ndërsa studentët nga viti i katërt në të gjashtin 2 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *