Një aksident rrugor me pesë të plagosur u regjistrua orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Zervaske, ku një makinë me targa greke që vinte nga Kapshtica u përplas me një makinë tip “BMV”.

Goditja ishte e fortë, ndërsa morën plagë të shumta në trup katër anëtarët e familjes që vinin nga Greqia, mes të cilëve 3 fëmijë, si dhe njëri prej personave që ndodhej në veturën me targa të Pogradecit.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet u bë një manovrim i mjetit tip “BMV”, i cili për të evituar përplasjen me një person që udhëtonte me një biçikletë kaloi në sensin e kundërt të lëvizjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *