E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pesë raketa ruse godasin Kharkivin dhe zonat përreth

Flames and smoke rise from a fire following a Russian attack in Kharkiv, Ukraine, Friday, March 25, 2022. (AP Photo/Felipe Dana)

Forcat ruse kanë vijuar edhe këtë të shtunë sulmet intensive ndaj qyteteve që konsiderohen si zona kyçe të pushtimit të Ukrainës.

 

Të paktën pesë raketa ruse goditën Kharkivin, në Ukrainën lindore dhe zonat përreth të shtunën vonë në mbrëmje, raportohet nga mediat ndërkombëtare.

 

Reklamë

Autoritetet vendase kanë raportuar vetëm për dëme materiale.

 

Forcat ruse kanë goditur objektiva të ndryshëm brenda Ukrainës me raketa dhe dronë për muaj të tërë në një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën kritike.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov shkroi në Telegram se një raketë goditi një shtëpi në fshatin Kotlyari, në jug të qytetit të Kharkiv, ndërsa një tjetër shkaktoi një zjarr në vetë qytetin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë