E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pesë persona vdesin nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut konfirmon 5 jetë të humbura dhe 159 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku thekson se në 24 orët e fundit janë kryer 2.018 teste.

Rastet e reja vijojnë sipas qyteteve në:

Shkup-45, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Kriva Pallankë-6, Koçan-2, Probishtip-2, Pehçev-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.

Reklamë

Rastet e jetëve të humbura janë: një paciente nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70).

Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë, është 14.163.

Vazhdo të lexosh

Reklamë