Ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë se 5 paciente kanë lënë përfundimisht spitalin Infektiv pasi janë shëruar nga COVID-19.

Teksa e bën këtë lajmërim në facebook, ministrja e shoqëron postimin edhe me një foto të disa mjekeve që po shërbejne ndaj pacienteve me koronavirus tek Infektivi.

“Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID 19, shkruan Manastirliu.

Ministrja konfirmon gjithashtu se deri tani janë shëruar 76 paciente të cilët ishin shtruar në spital, nje mesatare goxha e kënaqshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *