Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Pesë gjërat e zbuluara nga dokumentari tronditës i Celine Dion: Mund të vdisja!

29 Qershor 12:00

“Zëri im ishte dirigjenti i jetës sime”, thotë Celine Dion në dokumentarin e saj të ri, “Unë jam Celine Dion”. Për më shumë se tridhjetë vjet, këngëtarja kanadeze ka magjepsur audiencën në mbarë botën, duke përmbushur një ëndërr fëmijërie.

Në vitin 2023, Dion u detyrua të hiqte dorë nga ëndrrat e saj, duke anuluar të gjitha datat e turneut të saj, pasi u bëri të ditur fansave të saj se ishte diagnostikuar me Sindromën e “Njeriut të ngrirë” . Për 17 vjet, ajo kishte konvulsione që shqetësonin shumë mjekë. Këto spazma po preknin zërin e saj, duke shkaktuar ndryshime në lartësinë dhe humbjen e kontrollit mbi kordat e saj vokale.

Lexo edhe :

Related Posts

Celine Dion rikthehet për herë të parë në tapetin e kuq pas diagnozës me sëmundjen e rrallë
E zbuloi vetëm 2 vite më parë, këngëtarja e famshme ka fshehur për 17 vite sëmundjen
VIDEO/ Publikohen pamjet tronditëse të Celine Dion, kur pëson krizat e sëmundjes

Këtu janë pesë gjëra që mësuam për Celine Dion:

Celine Dion është e shkatërruar nga anulimi i koncerteve
Dion ishte e shkatërruar pasi pranoi se ajo dhe ekipi i saj kishin “mashtruar” fansat mbi motivet pse ajo anulonte koncertet ndërsa merrej fshehurazi me Sindromën e Njeriut të Ngrirë. Këngëtarja u shpreh në dokumentar se pesha e këtyre gënjeshtrave e kishte dërrmuar. Gjatë performancave të saj, ajo tregoi se aty ku kishte vështirësi me vokalin, ndaj shpeshherë i drejtonte mikrofonin publikut, duke i inkurajuar ata të këndonin në vend të saj.

Ajo u përpoq të “falsifikonte” problemin me qetësuesit e fortë

Celine Dion u përpoq ta menaxhonte sëmundjen e saj duke marrë doza të larta të Valiumit, por zbuloi se efekti i tij u zbeh midis marrjes së tij në prapaskenë dhe daljes së saj në skenë. Ajo rrëfeu se mbështetej në qetësues të fortë për të funksionuar si normalisht, duke rritur përfundimisht marrjen e tij në doza shumë të larta. Dion pranoi seriozitetin e situatës, duke theksuar se një dozë kaq e lartë mund të ishte fatale, duke thënë: “Nuk dua të tingëlloj dramatike, por mund të kisha vdekur”.

Ajo mban një gjerdan Maria Callas

Në një skenë prekëse në dokumentar, Dion shfaqi një gjerdan që ishte dhuratë nga bashkëshorti i saj i ndjerë, René Angelil. Ndërsa në dokumentar ajo shfaqet duke folur për Anxhelilin pa u emocionuar, ajo u përlot kur tha se rëndësia e gjerdanit vinte nga pronarja e saj e mëparshme, këngëtarja legjendare e operës Maria Callas. Celine përmendi se ajo e mban këtë gjerdan të veçantë për forcë. Admirimi i saj për Kallas është i ditur, siç pasqyrohet në albumin e saj të vitit 2007 D’elles, i cili përfshin ‘La diva’.

Xheloze për këngëtarët e rock-ut

Siç raporton ajo në dokumentar, ndërsa përgatitej për të filmuar një intervistë për “John Farnham: Finding the Voice”, Celine Dion shikoi një shfaqje të vjetër të John Farnhamnë një laptop. Ajo komentoi zërin e tij, duke shprehur xhelozinë e saj për këngëtarët e rock-ut (“njerëz super të lezetshëm”, siç i përshkruan ajo) të cilët mund të festojnë vonë, të pinë alkool, të pinë duhan dhe të zgjohen me një zë krejtësisht të ngjirur. “Unë pi ujë dhe fle 12 orë”, tha ajo me shaka. Dion e ka quajtur Farnham si një nga këngëtaret e saj të preferuara të të gjitha kohërave, dhe të dy performuan këngën e tij të famshme “You’re the Voice” së bashku në skenë në vitin 2018.

Punë kolosale për t’u rikthyer në skenë

Gjatë gjithë dokumentarit, këngëtarja e madhe shfaqet duke ngrohur kordat e saj vokale, duke u përpjekur të rikthehet në skenë. E ndërthurur me klipe nga performancat e saj të mëparshme, bëhet e qartë se ajo duhet të mësojë përsëri se si të lëvizë dhe të këndojë, por ajo ka bërë përparim të dukshëm vitet e fundit. Kamerat e kapën atë në një studio duke regjistruar ‘Love Again’ nga komedia romantike e vitit 2023 me të njëjtin emër, në të cilën ajo gjithashtu është pjesëmarrëse. Po ashtu, ajo shprehu dëshirën e saj: “Dua të jem në gjendje të këndoj e lumtur, pa menduar”.

Posted Under:
Anash Showbiz
Tagged:
Celine dion dokumentar

Nga e njëjta kategori

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

më shumë...

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

më shumë...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.