Pas tragjedisë në Magdeburg të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 200 te tjerë të lënduar, autoritetet gjermane kanë ngritur akuza ndaj autorit.
50 vjeçari duhet të përgjigjet për vrasje, tentativë për vrasje si dhe për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.
Autori u paraqit para gjykatësit të shtunën në mbrëmje, i cili urdhëroi që ai të dërgohet në paraburgim në pritje të gjyqit.
Sipas autoriteteve, i dyshuari i përdori korsitë e lira të emergjencës për të lëvizur me shpejtësi të lartë në tregun e Krishtlindjes të premten, ku vrau njerëzit që ishin mbledhur aty për të festuar.
Katër gra të moshës nga 45 deri në 75 vjeç, si dhe një djalë i mitur 9 vjeç, humbën jetën nga ky sulm. Kjo tragjedi shkaktoi tronditje dhe dhimbje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.
Hetuesit thonë se i dyshuari veproi i vetëm, pasi deri më tani nuk ka asnjë tregues se ka patur ndonjë bashkëpuntorë në krim.
50-vjecari nga Arabia Saudite është i njohur si aktivist kundër Islamit. Ai ka bërë akuza të çuditshme në rrjetet sociale dhe në intervista, duke pretenduar se autoritetet gjermane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar islamizmin.
Nuk është ende e qartë çfarë e shtyu atë ta kryejë sulmi, ndërsa hetimet vijojnë. /vizionplus.tv





