E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ e KLP

Prej 2 orësh nenkomisioni per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e  Larte te Prokurorisë ka nisur përzgjedhjen e 10 anëtareve te këtyre institucioneve.

 

Opozita shfrytëzoi raportet e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit per te goditur listën e kandidateve qe plotësojnë kriteret: duke numëruar emër per emër te gjithe ata kandidate qe duhet te ishin jashtë gares per dy këshillat, duke iu referuar  gjetjeve te ndërkombëtareve.

 

Reklamë

Mbi bazen e këtyre argumenteve, opozita e ka bere te qarte se nuk jep konsensusin dhe votën per keta kandidate. Pritet qe 30 kandidatet te hidhen ne votim nje nga nje, por pa konsensusin e opozitës, ne fund anëtaret e Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe Këshillit te Larte Gjyqësor do te zgjidhen nëpërmjet shortit.

 

Megjithatë, pa votën e opozitës, fati i kësaj liste me 10 emra është i paracaktuar: ajo do te rrezohet ne parlament, pasi duhen 94 vota për t’u miratuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë