Ishte 17 maj 2017 dita kur Edi Rama dhe Lulzim Basha për shume ore u mbyllen ne Kryesine e Kuvendit, e dolën ne oret e para te se nesërmes me nje marrëveshje, e cila mbyllte çadrën e opozitës dhe i jepte asaj disa ministri kyçe dhe mundësinë e kontrollit te procesit zgjedhor. Por sot, nje vit me pas, cili është bilanci i këtyre 365 ditëve.

Analistet Arjan Vasjari dhe Skender Minxhozi dhane komentet e tyre ne nje interviste per Vizion Plus:

Arian Vasjari:

Ishin 20 pikat e famshme te formulës McAllister qe ishin ne dy pika themelore, mbyllja e çadres dhe përfshirja e opozitës ne zgjedhje, përveç këtyre ishte dhe nje pike e trete qe ishte, rivendosja e stabilitetit politik ne vend. Sa i përket dy pikave te para, une them qe ajo si marrëveshje ja arriti qëllimit, ndërsa do ta shohim nga ceshtja e trete, them qartësisht qe ajo ka dështuar. Ne nuk kemi arritur ne ate cfare pretendohej ne 17 majin e një viti me pare.

 

Skender Minxhozi:

Marrëveshja nuk ekziston me. Marrëveshja u shtri vetëm ne hapësirën e fushatës elektorale dhe per fatin e mire te te gjithë shqiptareve ofroi fushatën me te mire qe ne kemi pasur qe nga fillimi i viteve 90. Persa i përket raportit mes Rames dhe Bashes pas shtatorit, kur dhe Basha hyri ne parlament, ai është nje raport dukshëm i acaruar, nje raport i cili influencohet rende nga peripecitë qe ka qeverisja, mandati i dyte i Rames, por edhe mungesa e nje përkrahje popullore e opozitës. Te dyja palët kane nje pike takimi, e cila është kjo liste problemesh e cila ka secila nga pozita e tyre.

 

Por skena politike nje vit me pas, duket se është serish e tensionuar dhe palët janë shume larg me njëra tjetrën.

 

Arian Vasjari:

E shikoi absolutisht te pamundur nje rikthim ne shinat e qetësisë institucionale, te dialektikes normale politike, sepse ngjarjet jane te tilla qe nuk parathotë, nuk para sheh nje rikthim ne normalitet ne vend.

 

Skender Minxhozi:

Goditja e Xhafajt është goditja e hallkës me te forte te zinxhirit dhe është e mire menduar, por mbetet per t’u provuar. Prova e zjarrit tashme është ekspertiza qe po bën Prokuroria. Unë besoj qe pas përgjigjes se Prokurorisë, Shqipëria politike  nuk do jete me e njëjte. Do te kemi nje ndryshim te madh ne te mire apo ne te keq te njërës nga dy partitë e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *