Europa Perëndimore po përballet edhe këtë të enjte me temperaturat më të larta që kanë prekur ndonjëherë këtë pjesë të kontinentit.

 

Franca Veriore ka dhëne alarmin e kuq, ndërsa termometri shënon rekordin e ri 41 grade  në Paris, ndërsa Britania e Madhe 39 gradë celsius.

 

Autoritetet kanë urdhëruar trenat të udhëtojnë me kujdes për shkak të të nxehtit të madh në hekurudha, ndërsa i bënë apel qytetarëve të shmangin qëndrimet në diell, të pinë më shumë ujë, dhe të bëjnë kujdes kur udhëtojnë me automjete pa kondicioner pasi mund të jenë fatale për fëmijët dhe kafshët.

 

Gjermania, Belgjika dhe Holanda regjistruan një ditë më parë temperatura rekord, qe i kaluan 40 gradët.

 

Shërbimi metereologjik ka parashikuar se Holanda mund të shënojë një tjetër nivel rekord në Juglindje të saj.

 

Edhe Republika Çeke, Sllovakia, Austri, Luksemburgu dhe Polonia po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit. Ndërsa Spanja është në gatishmëri për shkak të frikës nga zjarret. Portugalia nga ana tjetër po vijon betejën me flakët që janë vënë tashmë nën kontroll.

 

Meterelogët kanë njoftuar se termometri do të shënojë një ulje të ndjeshme të temperaturave në fundjave, por që do të jenë te papërfillshme për Parisin dhe Madridin.

 

Kjo është vala e dytë me e nxehtë që prek Kontinentin Europian brenda një viti.

 

Studiuesit nuk janë habitur nga rritja e lartë e temperaturave. Sipas tyre këto ndryshime të motit do të bëhen edhe më të zakonshme, të ngjashme me ato të vitit 1750 për shkak të industrializimit dhe  të “përqendrimit të lartë të dyoksidit të karbonit  në atmosferë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *