Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri:...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3...

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga ishte fshehur...

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë,...

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama i përgjigjet...

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të...

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në Moskë, Rusia...

Përurohet vepra “Meteor” në Golem, Veliaj: “Falë punës së Redjan Kralit, Kavaja dhe Golemi janë më të pastra dhe të ndriçuara; në 14 Maj votoni për familjen tuaj”

7 Maj 16:37

Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, përuruan veprën artistike ‘Meteor’, e instaluar në qendër të Golemit, si një hapësirë për fëmijët, por edhe të rriturit.

 

Veliaj tha se vepra ‘Meteor’ do të shndërrohet shumë shpejt në një destinacion për Golemin dhe Kavajën.

 

“Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund të tetorit. Kjo është mirë për ekonominë, është mirë për familjet, mirë për vlerën e pronës dhe kjo është mirë për reputacionin e Golemit dhe gjithë Kavajës”, tha Veliaj.

 

Ai shtoi se falë punës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, dhe i është rritur vlera e pronës.

 

“Jemi vërtet mirënjohës kur falë punës së Redit, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, Golemit i është rritur vlera e pronës. Nëse e krahasojmë me vetëm katër vite më parë, kemi dyfishim të vlerës së pronës dhe kjo është meritë e stafit të Bashkisë së Kavajës, e Redit dhe e gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Golemit, që punojnë gjithë vitin, gjithë verën janë aty për të shërbyer ndaj turizmit, ndërkohë në dimër kryejnë mirëmbajtjen, që të sigurohemi që çdo sezon na gjen më mirë”, tha Veliaj.

 

Nga ana tjetër, ai theksoi se qytetarët e Kavajës, në 14 Maj, duhet të votojnë për familjen e tyre, për më shumë çerdhe, kopshte e shkolla.

 

“Kishim dy dasma në plan këtë vit. Dasmën e parë, atë të Luizit dhe Kiarës e kryem. Tani kemi dasmën e Redit, në fund të javës tjetër. Jeni të gjithë të ftuar! Dhëndrin e kemi, nusen e kemi, është Kavaja jonë dhe ne duam që të shkojmë aty, tamam si në gëzim, si në festë, si në një bashkim të madh. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do të doja shumë që këtë fundjavë, më shumë se të interesohemi për partitë, të interesohemi për vogëlushët tanë. Nëse këta vogëlushë e kanë qytetin më të pastër, atëherë e dimë si do shkojë 14 maji! Nëse këta vogëlushë kanë më shumë hapësira si ‘Meteor’ për të luajtur dhe sheshe pa makina, atëherë e dimë cili është drejtimi i duhur. Nëse këta vogëlushë, falë punës së Redit dhe skuadrës së Bashkisë së Kavajës, kanë çerdhe, kopshte, shkolla, më shumë gjelbërim, më shumë hapësira, më shumë pemë e kënde lodrash, atëherë ju them të gjithëve: Votoni për fëmijët tuaj, jo për partitë! Votoni për familjet tuaja, që ta çojmë gjithnjë e më përpara Kavajën dhe Golemin tonë! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra”, u shpreh ai.

 

Veliaj tha se në 14 maj e kemi vetë në dorë nëse duam ta çojmë Kavajën përpara, duke votuar për Redjan Kralin dhe Partinë Socialiste.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Golem Veliaj

Nga e njëjta kategori

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën

më shumë...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën thirrje prokurorit publik të be të hetojë kryeministrin

më shumë...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3 milionë euro për koncertin privat. Gonxhja: Rrezikonte të mos zhvillohej

më shumë...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Nufi: Bota po përballet me sfida të shumta, Shqipëria po përgatitet për këtë realitet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:11

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar...

2:01

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha...

1:41

Debat për lekët e Kanye West/ PD:...

1:28

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë,...

1:07

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga...

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

10:21

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama...

10:09

Paketa e Maleve, Rama: Anulimin e kërkojnë...

9:27

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës...

9:18

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët...

9:03

Dalin nga spitali tre të plagosurit e...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.