E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përurohet ura më e gjatë prej xhami

Me te guximshmit po bëhen gati, pasi kete fundjave ne Kine do te përurohet ura me e larte dhe me e gjate prej xhami ne bote. E ndërtuar ne provincën Hunan ajo lidh dy maja, ne ato qe njihen si malet Avatar, vend ku janë kryer edhe xhirime te filmit hollivudian me këtë emër.
Ura 430 metra e gjate, 6 metra e gjere me 99 pllaka xhami transparent prej tre shtresash ka kushtuar 3,4 milionë dollarë. Ajo eshte ngritur ne nje lartësi 300 metra dhe eshte projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, qe me pare ka vendosur rekorde botërore per arkitekturën dhe ndërtimin. Zyrtaret kane qetësuar publikun se ura është e sigurte, siç eshte ky test ku xhami është goditur me vare dhe mbi te kane kaluar edhe automjete. Urat prej xhami ne Kine kane popullaritet te madh per shkak te mundësive per fotot mahnitëse qe ofrojnë, por edhe per te bere joga, apo kryer ceremoni martesore. Sipas parashikimeve, maksimumi i vizitoreve kurajoze do te jete 8 mije ne dite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë