Në Vaqarr është përuruar shkolla e re e bashkuar “Bedri Llagami” ku do të ndjekin arsimin nëntë vjeçar dhe të mesëm rreth 600 nxënës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës i shoqëruar nga  ministrja e arsimit, përsëriti premtimin se do të vijojë puna për ndërtimin e institucioneve të reja arsimore edhe në zona të tjera.

“Në këtë partneritet 50 me 50, pra gjysmën qeveria dhe gjysmën bashkia, ne do të fillojmë 4 shkolla tek Astiri, në të dyja anët e Lanës; aty ku do të fillojë edhe rehabilitimi i Lanës, tani që Unaza mbaroi, aty ku humbëm tre vite shumë të çmuara. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe tek zona e Liqenit të Thatë, njëra nga ana e Kopshtit Botanik, tjetra nga Parku Olimpik. Të njëjtën gjë do të bëjmë në Sauk, aty ku një pjesë e madhe e presionit përfundon deri te shkolla “Ismail Qemali”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi shoqatat dhe ekipet sportive që të aplikojnë për të shfrytëzuar mjediset e këtyre shkollave për aktivitete pas mësimit, duke shërbyer si qendër komunitare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *