Subscribe

Një thesar tragjikisht të mjeruar për vite me radhë e cilësoi kryeministri Edi Rama muzeun e “Marubit” në Shkodër. Në ceremoninë e përurimit te tij, shefi i qeverise tha se Muzeu i ri përmbyll një udhëtim te gjatë, e te rrezikshëm që kishte lënë në harresë një arkiv të jashtëzakonshëm të kujtesës pamore.

“Një rrugëtim që nisi në brigjet e Italisë 160 vjet më parë, kur një burrë misterioz me emrin Pjetro Marubi, ngjiti shkallët e anijes për të kapërcyer Adriatikun dhe emigruar drejt brigjeve përballë, këtu në Shkodër. U shfaq në jetën e qytetit si zotni i çuditshëm me arkën e zezë me tre këmbë në shpinë. Me atë arkë hynte e dilte nga dera e një dugaje që mori emrin e çuditshëm dritëshkronja. Nuk ka asnjë të dhënë që Pjetro, emigranti nga Italia, një revolucionar karbonarist i ikur nga ato anë për shkak të persekutimit të ketë hasur ndonjë vështirësi për të bërë letrat në anët tona e për t’u kthyer në zoti Pjetër, i pari i një dinastie dritëshkronjësish Shkodranë. Askush nuk di ta thotë se çfarë e shtyu sinjor Pjetron me zoti Pjetër. Italianët janë mirëpritur gjithmonë si kushërinj të parë”.

E pranishme ne ceremoni ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila u shpreh e bindur se ky muze, do t’i shtojë miqtë dhe turistët Shkodrës. Muzeu “Marubi” do të shërbeje edhe si arkiv, por ne të njëjtën kohe edhe si vend edukimi për artin e fotografisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *