E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Video · Vendi

Përurohet memoriali në Macukull të Matit

Përurohet memorialit i qëndresë antikomuniste të 15 Korrikut 1944 në Macukull. Në këtë datë historike populli i Macukullit organizoi qëndresën e parë të armatosur antikomuniste, ku u pushkatuan pa gjyq dhe vdiqën nëpër burgje 30 burra, si dhe u burgosën politikisht dhjetëra të tjerë. Ishte kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani, dhe përfaqësuesi i familjes mbretërore Princ Leka II, që zbuluan pllakadën me emrat e martirëve të demokracisë. Rizvani, tha se Mati është shquar për demokraci në historinë e tij, ndërsa përfaqësuesi i ambasadës amerikane, Xhefri Parker, vlerësoi aktin heroik të martirëve të demokracisë: Drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politik, Bilal Kola deklaroi se ata që u sakrifikuan për liri e demokraci, janë krenari kombëtare.

Më shumë video

Reklamë