Subscribe

 

Nga kjo e premte, banorët në njësinë 8 në kryeqytet kanë një çerdhe të re për të vegjlit e tyre. I pranishëm në përurimin e ambienteve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se kjo është çerdhja e 36 që është rikonstruktohet.

 

 “Është një dhuratë për fëmijët e vegjël, por edhe për nënat që i sjellin fëmijët në këtë hapësirë moderne, tashmë tre herë më e madhe se më parë. Godina sot ka dy kate dhe u shërben 100 fëmijëve. Jam shumë i lumtur që në gjithë Tiranën kemi bërë 36 çerdhe të reja”.

 

Për Veliajn  ky është një tjetër investim, i cili sipas tij do të bëjë që në të ardhmen të kemi një qytet më të mirë.

 

“Basti që kemi vënë për Tiranën fillon me çerdhet e kopshtet; nëse fëmijët rriten në çerdhe e kopshte të mira, nesër do të kemi qytetarë të dashur, të pastër, që respektojnë rregullat e qytetit. Unë dua që t’i uroj edukatoret dhe fëmijët ta gëzojnë çerdhen e re, me shpresën se këtu do rriten fëmijë të mirë dhe Shqipëria do jetë më e mirë”.

 

Veliaj theksoi se është parashikuar që pas çerdheve dhe kopshteve të vijoje puna me infrastrukturën e shkollave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *