Peruja mundi Kolumbinë në transfertë në një nga ndeshjet më të forta të xhiros së 15 të takimeve në grupin eleminator të Amerikës së Jugut për kualifikueset e kupës së botës.

Një fitore minimaliste 1 me 0, por e madhe e Perusë në një duel direkt mes skuadrave që janë në garë për botërorin e Katarit.

Në Barrankuila sikurse parashikohej ishte një luftë e vërtetë sportive.

Të zotët e shtëpisë në fakt humbën një ndeshje, të cilët e luajtën më mirë sesa Peruja, por  humbën disa raste shumë të mira për shënim.

Veçanërisht protagonist të rasteve të gabuara para portës mike ishin Falkao dhe Hames Rodriges, pa lënë mënjanë meritat e portierit të Perusëm, Galeze.

Jo vetëm kaq, por në fund Kolumbia dhe tifozët vendas u shtangën nga një gol i shënuar nga Flores. Peruja siguroi fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Kolumbia mbetet në vendin e 6 jashtë zonës së Botërfirut për momentin, por me shqetësimin e madh që nuk fiton dhe nuk shënon në 6 ndeshjet e fundit.

Ndërkohë në një tjetër duel, Venezuela e vendit të fundit fitoi 4 me 1 kundër Bolivisë, duke i prishur punë kësaj kombëtareje, e cila mbetet tani 4 pikë larg zonës së Botërorit kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *