39-vjeçari, Luigj Marku i cili është i njohur në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok pasi bën thirrje ekstremiste dhe ofendon myslimanët, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Marku, i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

 

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale e ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

 

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes e nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *