Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

 

Persona ende të paidentifikuar nga policia, që po udhëtonin me “BMW”, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë.

 

Pasi kosovarët ndaluan, personat e panjohur iu morën makinën dhe u larguan. Kosovarët kanë deklaruar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë dhe se personat që u kanë rrëmbyer makinën nuk ishin të armatosur.

 

Policia po punon për të identifikuar autorët dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

 

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim  kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *