E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Persona të paautorizuar prezent në qendrat e votimit në Durrës/ Policia i largon menjëherë

Një nga qendrat e votimit në Durrës ka njofuar policinë se persona të paautorizuar po qëndrojnë në ambientet e brendshme të KZAZ-ve.

 

Reklamë

Pas kësaj, policia shkoi menjëherë në QV-në dhe largoi menjëherë prej atypersonat e paautorizuar.

 

Durrës

 

Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin nr. 62, të datës 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve,  me vendimin numër 13, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit. 

 

Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit. 

 

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë