Subscribe

Nga ambientet e jashtme të selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit të Belind Këlliçi se persona të armatosur kanë kërcënuar anëtarët e rinj të FRPD-së që ndodheshin pranë zyrave të tyre.

 

“Një finale e turpshme deri në kriminale e peng Bashës, i cili ka mbushur selinë me banda të armatosura dhe këta banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e forumit rinor të PD-së. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtet të njerit që për karrigen e tij mori bandat e armatosura dhe i solli në selinë e PD-së. E garantoj që do mbaj përgjegjësi për çdo akt dhune që do të ushtrojnë banditët e tij në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që na kthenin armët ne dikur ne ishin kriminelë të Sigurimit të Shtetit, ata që na kthenin armët ne ishin banditë të ish-diktaturës, por që kryetari, ish-kryetari të na kthejë armët kjo përbën një krim të shëmtuar dhe të gjithanshëm”, tha Berisha.

 

Nuk ka munguar as reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili nuk i ka kursyer akuzat për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

 

“Çdo ditë demaskohen në sytë e shqiptarëve. Kjo që po shihini sot skam ë demaskim më të qartë. E kanë rrethuar partinë me policinë e Edi Ramës, po se nga kush do mbroheshin? Nga demokratet? Unë nuk kam parë, po të kisha parë do të flisja ndryshe. Vjedhje vandalizim të zyrave të FRPD-së. Është njoftuar policia. Banda e brava është mbyllur në bunker. Ja kjo është i vjedhin zyrat. Imagjinoni si të përballet ku dhe të mund Edi Ramën? Kur ai lutet që t’i mbrojë Edi Rama nga demokratët. E imagjinoni se si ka përfunduar peng Basha. Kjo është qesharake. Kjo është selia e demokratëve, nuk është selia e bravave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *