Subscribe

Gjithnjë e më shumë mediat e huaja po flasin për Shqipërinë, si një vend jo vetëm i bukur, por edhe me kosto shumë të lirë. Në Tiranë, edhe pse nuk është koha më e mirë për të vizituar muzetë e galeritë që vuajnë temperaturat e larta, nuk është e vështirë të përballesh me grupe turistësh.

 

“Kam 10 ditë në Shqipëri. Kam vizituar disa qytete në jug të Shqipërisë dhe disa ditë i kemi shfrytëzuar për të bërë plazh. Sot dhe dje zgjodhëm që të vizitojmë kryeqytetin me galeritë, muzetë, bunkerët artistikë, por edhe jetën e natës përpara se të shkojmë në veri. Deri më tani, jam mahnitur nga Gjirokastra. Por, edhe Kruja më pëlqeu shumë. Edhe deti në ju. Megjithatë, Gjirokastra ishte një mrekulli”.

 

“Jam këtu në Tiranë për herë të parë, është dita ime e parë e deri më tani kam vizituar muzeun, galerinë dhe bunkerin. Kam ardhur se më intereson Ballkani dhe historia. Unë studioj për fotografi dhe në këtë udhëtim që ma kanë sugjeruar miqtë e mi, do ta shfrytëzoj edhe për të shkrepur disa fotografi në male e në jugun e Shqipërisë. Thonë që është shumë bukur, por mbetet ta zbuloj në ditët në vijim”.

 

Ka edhe nga ata që zgjedhin të rizgjedhin Shqipërinë për të shpenzuar pushimet.

 

“Është hera e 7-të që vij në Shqipëri. Të parët e mi janë shqiptarë. Unë kam lindur në Amerikë e jetoj në Holandë. Vitet e para kam ardhur me vëllezër e motra për të njohur vendin e të parëve. Ishte dhe si një lloj takimi për familjen që u shpërnda në botë. Sot e njoh Shqipërinë mirë. Por, ndryshon çdo herë që vij dhe ka gjithnjë vende të reja për të vizituar. Më i bukuri mbetet qyteti i të parëve të mi, Përmeti”.

 

Përshtypjet janë të mira, e ndërsa i pyesim nëse do të riktheheshin edhe një herë në Shqipëri, të gjithë përgjigjen po.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *