“Lufta tregtare” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vazhdon të përshkallëzohet. Kreu i Shtëpisë së bardhë Donald Trump, njoftoi se do të shqyrtojë mundësinë për t’i vendosur një tarifë shtesë prej 100 miliardë dollarësh të gjitha mallrave që vijnë nga Pekini.

 

Reagimi i fundit i Trump vjen pasi Kina njoftoi se do të vendosë taksa për 128 produkte amerikane, kryesisht për mishin e derrit, verën, dhe fruta-perimet.

 

Trump e cilësoi vendimin e Pekinit si një veprim i cili dëmton fermerët dhe prodhuesit amerikanë, si dhe udhëzoi përfaqësuesin e tregtisë në SHBA të shqyrtojë mundësinë për të goditur Kinën.

 

Por, deklarata e Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100 miliardë dollarësh në Kinë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Pekinit.

 

Qeveria kineze shprehet se nuk do të donte një luftë tregtare me SHBA-të, por nga ana tjetër thekson se nuk ka frikë të mbrojë me çdo kusht interesat e saj ekonomike.

 

“Pozicioni kinez është bërë shumë i qartë. Pekini nuk kërkon të përfshihet në një konflikt ekonomik, por në rastin më të keq, ajo nuk “ka frikë të luftojë një luftë tregtare. Pekini do t’i mbrojë interesat e vendit me çdo kusht dhe nuk do të ngurrojë të marrë masa kundërshtuese”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Tregtisë kineze.

 

Pekini goditi gjithashtu njëanshmërinë e Uashingtonit, e cila dëmton tregtinë globale të lirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *