E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përshkallëzohet konflikti Ukrainë-Rusi, ukrainasit “gati” ligjin e luftës

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të sjellë ligjin ushtarak në Parlament pas kapjes së tre anijeve të saj detare nga Rusia.

 

Ushtria ukrainase tha të dielën se anijet ruse hapën zjarr dhe kapën tre prej anijeve të saj pranë Krimesë, duke shkallëzuar një bastisje mbi ngushticën Kerç, një rrugë ujore kryesore që mban rëndësi strategjike për të dy vendet.

 

Reklamë

Gjashtë nga marinarët e saj u plagosën në incident, tha marina e Ukrainës, duke shtuar se rimorkiatori dhe Berdyansk ishin të paaftë përballë forcave ruse.

 

Si pasojë e incidentit, protestues të shumtë në Ukrainë u mblodhën jashtë ambasadës ruse ku dogjën dhe një makinë të ambasadës.

 

Si rezultat i kësaj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të shuar konfliketet mes dy vendeve të cilat janë përshkallëzuar akoma dhe më shumë.

 

Secili nga shtetet fajëson tjetrin për incidenti raporton CNN.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë