Vrasjet e dy personave me ngjyrë nga policia, kanë sjellë përshkallëzimin e protestave në disa shtete amerikane. Në Minesota, rrugët u pushtuan nga protestuesit, të cilët hodhën dhe bomba artizanale ndaj uniformave blu, ndërsa në Luiziana, nuk kanë munguar përleshjet fizike me policinë. Për pasojë, efektivet ka arrestuar dhjetëra tubues, të cilët kanë qenë nxitësit e dhunës. Situatë e tensionuar paraqitet dhe në Dallas, aty ku pese police mbetën të vrarë nga një snajper gjatë në tubimi. Niveli i gatishmërisë mbetet në nivele maksimale nga rrezikut i përshkallëzimit të situatës. Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, deklaroi se shoqëria amerikane, nuk është as raciste dhe as e përçare. Kreu i Uashingtoni foli dhe për rishikim të ligjit për armët, pasi e sheh atë si një nga burimet kryesore të krimit në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *