Subscribe

Edhe pse nisi në mënyrë paqësore, protesta e 7 e “Jelekëve të Verdhë” në Paris u përshkallëzua në dhunë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës.

 

Protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj uniformave të policisë, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të neutralizuar turmën. Ata dogjën edhe makina, megjithatë policia ende nuk ka zbuluar nëse djegia e tyre është e lidhur me protestat. Disa protestues janë vënë në pranga, e dhjetëra të tjerë janë lënduar për shkak të kundërpërgjigjes së policisë.

 

Qytetarët e zhgënjyer me politikat e presidentit francez Emmanuel Macron, u mblodhën para disa stacioneve televizive në qendër të qytetit, duke brohoritur kundër “lajmeve të rreme” dhe kërkuan dorëheqjen e Macron.

 

Protestat anti-qeveritare të “Jelekëve të Verdhë” duket se nuk do të ndalen as këtë fundjavë, në vigjilje të vitit të ri.

 

Madje protestuesit kanë bërë thirrje për protesta masive edhe natën e ndërrimit të viteve dhe do të vazhdojnë gjithë muajin janar, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

 

Champs Elysees muajin e fundit ka qenë epiqendra e protestave të dhunshme e cila nisi me uljen e çmimit të karburantit e po përshkallëzohet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *