E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përshkallëzohen masat/ Ndalohen fluturimet me Britaninë e Madhe

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se fluturimet me Britaninë e Madhe do të ndalohen për shkak të koronavirusit. Me anë të një postimi në “Facebook”, ai u shpreh se masa nis të zbatohet që në orën 23:59 të së hënës.

 

“Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 mars, ora 23:59,  ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe.”

 

Fluturimet janë ndaluar edhe me Italinë dhe Greqinë.

Vazhdo të lexosh