E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Përsëriten lëkundje tërmeti në rajonin juglindor të Korçës

Lëkundjet e tërmetit vazhdojnë në rajonin juglindor të Korçës, ku reth orës 15.00 të së shtunës janë regjistruar tronditje të forta.

Tërmeti është ndier në të gjithë Qarkun e Korçës, me fuqi 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe sipas të dhënave të para me epiqëndër fshatin Arëz të Devolit.

Reklamë

Qytetarë të Korçës që banojnë në katet e larta të pallateve I kanë përjetuar më shumë lëkundjet e forta të kësaj vale tërmeti. Një pjesë e banorëve lanë shtëpitë dhe dolën përjashta të përfshirë nga paniku.

Në 48 orët e fundit janë regjistruar të paktën 5 lëkundje sizmike në rajonin juglindor. Përsëritja e tërmeteve ka rikthyer një gjendje ankthi e pasigurie në
Qarkun e Korçës ku prej 1 qershorit regjistrohen edhe pse me shkëputje tërmete të një pas njëshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë