E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Përse u nda Orlando Bloom dhe Katy Perry?

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë! Nuk bëhet fjalë për zëra por për një lajmërim zyrtar të dhënë nga një përfaqësues, për atë që tashmë mund të quhet ish-çifti. Në deklaratë bëhej me dije: “Përpara se thashethemet të dalin jashtë kontrollit, ne duam të konfirmojmë se Orlando dhe Katy po marrin pak hapësirë nga njëri-tjetri, me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin”.

 

Yjet e botës së spektaklit janë frekuentuar për më shumë se një vit, që nga koha kur u panë duke flirtuar në festën e Golden Globes në janar të vitit 2016. Lajmi është tronditës pasi aktori 40-vjeçar dhe bukuroshja 32-vjeçare u panë së bashku në dy festa të Oscars gjatë ditës së diel.

 

Madje edhe të hënën Orlando postoi një foto shumë të këndshme me qenushen e ish të dashurës së tij. Ndoshta nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por thjesht për një periudhë reflektimi. Koha do ta tregojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë