Përse Selena dhe The Weeknd dolën hapur në Coachella?

Selena Gomez dhe The Weeknd, ishin një nga çiftet që ranë me shumë në sy në festivalin Coachella. Ata kanë postuar disa foto shumë të këndshme, e disa janë siguruar nga paparacët. Por pse këmbënguli kaq shumë Selena që The Weeknd t`i bashkohej pjesëmarrjes së saj në festivalin e përvitshëm? Një person i afërt me dy këngëtarët e suksesshem, tregon se çfarë po ndodh.
Informatori që preferon të mbetet anonim, shprehet: “Herën e fundit që Selena ishte në Coachella me Justin, patën një debat shumë të madh, dhe ajo u ndje shumë keq aty. Por ajo e dinte që me The Weeknd nuk do të kalonte asnjë moment të pakëndshëm. Kjo është arsyeja pse Selena është aq e dashuruar me krijuesin e hitit “Starboy”, ai është një djalë shumë i butë, dhe është shumë e lehtë të qëndrosh me të. Ajo asnjëherë nuk ka patur asnjë moment dramatik pranë tij.” Por duhet të kujtojmë se çifti janë bashkë vetëm prej disa muajsh.
Një nga arsyet e tjera pse Selena dëshironte shumë që The Weeknd të ishte i pranishëm, është dëshira e saj për të patur kujtime të ëmbla bashkë. Kjo është diçka që i ka munguar gjatë qëndrimit me Justin Bieber, sidomos në festivalin Coachella.




